Janet Yellen, në krye të Rezervës Federale
Pëlqej
Presidenti Barack Obama do të emërojë zonjën Janet Yellen në postin e kreut të Rezervës Federale. Nëse konfirmohet nga Senati, 67 -vjeçarja Yellen do të zëvendësojë Ben Bernanke, të cilit më 31 janar i mbaron mandati i dytë në postin e kreut të bankës qendrore amerikane.

Janet Yellen aktualisht është nënkryetare e Rezervës Federale. Më parë, ajo ka qenë profesore në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley, kryetare e Bankës së Rezervës Federale në San Francisko dhe këshilltare presidenciale.

Fjalimet dhe komentet e saj publike favorizojnë politikat e normave të ulëta të interesit që zoti Bernanke i ka përdorur në përpjekje për të ulur papunësinë dhe për të rimëkëmbur ekonominë amerikane nga recesioni më i rëndë në dekada.

Kandidati tjetër i presidentit Obama për këtë post, ish- Sekretari i Thesarit dhe këshilltari presidencial Larry Summers, tërhoqi kandidaturën e tij për shkak të kundërshtimeve nga disa senatorë të Partisë Demokratike të presidentit Obama, bën të ditur "Zëri i Amerikës".
Shtuar më 09/10/2013, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori