"Jam ushtari yt", për çfarë doli në përgjime kreu i Policisë që u shkarkua sot
Shefi i qarkullimit rrugor në Dibër, Robert Aga është shkarkuar nga detyra pasi vëllai i tij u arrestua mbrëmjen e djeshme për trafik droge.

Në informacionin e Policisë së Shtetit, thuhet se midis të arrestuarve është edhe P. A., 51 vjeç, banues tek ish-stacioni i Trenit, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” kryer në bashkëpunim.

Pajtim Aga u arrestua mbrëmjen e djeshme në operacionin blic që u zhvillua në katër qytete.

Gjithashtu Aga doli edhe para disa muajsh në përgjimet e gazetës gjermane Bild, për shitblerjen e votave në zgjedhjet e vitit 2017, të zhvilluara në qarkun e Dibrës. Zyrtari i policisë dëgjohet duke folur me ish-ministrin Damian Gjiknuri, deputetin Xhemal Qefalia, Ulsi Manjën dhe ish-ministrin Saimir Tahiri, ku këtij të fundit i thoshte midis të tjerash: “Jam ushtari jot”. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2020, ora 15:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori