Tahiri reagon ndaj dënimi: Ndiqni LIVE konferencën
Gaz Paja i bën "shërbimin" e radhës Ramës dhe Veliajt
Kryeministri, Edi Rama vijon publikimin e qëndrimeve të artistëve që janë shprehur pro shembjes së Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit të një teatri të ri.

Kësaj radhe, Rama ka cituar aktorin dhe njëherësh anëtarin e këshillit në Bashkinë e Tiranës, Gaz Pajën për të cilin thotë se nuk ka nevojë për prezantim.

Në qëndrimin e tij referuar kryeministrit, aktori shprehet se edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë.

Ragimi i plotë i Edi Ramës:

Gaz Paja s’ka nevojë për asnjë prezantim besoj😉

GAZMEND PAJA:

Fryma është pozitive, edhe ata që nuk kanë qenë dakord, janë bërë të logjikshëm dhe kanë kuptuar se kjo është në të mirë. Jam pro teatrit të ri, unë respektoj maksimalisht legjendat që kanë kaluar dhe janë gjallë, por jam edhe natyrë që e dua zhvillimin për vete dhe për ata që do vijnë pas nesh. Le ta mbajmë atmosferën pozitive, bashkëpunuese. Ndoshta artistit nuk i duhet teatër se artin e tij e bën kudo, por jam për një teatër të ri se jam pro zhvillimit.
Shtuar më 19/08/2019, ora 22:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori