"Jam një shkallë më lart se ty", studenti prek Ramën në sedër (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në Farkë, ku dhe i ka dorëzuar një familjeje çelsat e banesës së rindërtuar nuk ka kursyer as batutat.

Një nga djemtë e familjes, student në Universitetin e Arteve i ka thënë Ramës: “Jam një shkallë më lart se ty, skulptor”.

Në anën tjetër kryeministri ja ka kthyer: Skluptor i majtë ka lezet, i djathtë jo.

Biseda

Djali: Ne kemi qenë krah politik gjithmonë i djathtë.

Edi Rama: Po ça deshe djathtas ti, ku e di ti çfarë është e djathta apo e majta. Ti të djathtën e të majtën di vetëm këmben e futbollit.

Dikush nga familja i thotë kryeministrit: “E ke dhe koleg, se është në Universitetin e Arteve”.

Djali: Unë jam skulptor, një shkallë më lart se ty (qesh).

Edi Rama: Mirë të paktën, por skulptor i majtë ka lezet, jo skulptor i djathtë.
Shtuar më 17/02/2021, ora 13:22

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori