Siguria kibernetike, Peleshi: Nuk ka siguri 100%, sulmet kanë qenë të pasuksesshme

Ministri I Mbrojtjes Niko Peleshi, pas mbledhjes  së Këshillit të Ministrave doli në një konferencë për shtyp, ku u shpreh se një vendim që ka lidhje me ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE, për pjesëmarrjen e vendit tonë në mekanizimin evropian të mbrojtjes civile.

“Në mbledhjen e Këshillit të ministrave sapo miratuam një vendim që ka lidhje me ratifikimin e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe BE, për pjesëmarrjen e vendit tonë në mekanizimin europian të mbrojtjes civile. Është hap integrues i Shqipërisë. Do të kemi mundësi që stafet tona t’i njohim më shumë me teknologjitë e reja. Është një ngritje në një nivel tjetër e reagimit të emergjencave civile ndaj fatkeqësive. Ky vit po mbyllet me lajme të mira për mbrojtjen civile” tha Peleshi.

Ndër të tjera ministri u ndal dhe te sulmet kibernetike dhe sigurinë sistemet bankare.

“Mund të konfirmoj që nuk ka siguri 100% askush, por e keqja nuk vjen vetëm për keq, sepse kemi rritur vigjilencën. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtare. Kemi marrë premtime dhe angazhime për mbështetje qoftë në infrastrukture dhe në analizë. Të gjithë janë të sfiduar nga sulmet kiberentike, por nuk jemi të vetëm. Kemi në krah NATO dhe SHBA që na janë gjendur pranë në sulmet e korrikut dhe shtatorit, që ishte i pasuksesshëm sepse tentoi të fshinte të dhënat tona”, tha Peleshi./albeu.com

 


Shtuar 27.12.2022 13:28