“Jam drejtori i tatimeve”, zbulohet gjobvënësi mashtrues i lokaleve në mes të Tiranës
foto ilustruese
Një shtetas që e hiqte veten si drejtori i Tatimeve, ka rënë në prangat e policisë, pasi u vendoste gjobë bizneseve, kryesisht lokaleve.

Ai shkonte në lokalet e Tiranës dhe prezantohej si i tillë, duke pasur përfitime.

Denoncimi ka ardhur nga pronari i një picerie në Tiranë, që ishte mashtruar në formën e ryshfetit nën dorë drejtorit 100 mijë lekë.

Nga verifikimi rezultoi se në fakt lekët nuk i ishin dhënë drejtorittatimeve, por dikujt që prezantohej si ai.

I ndaluari është shtetasi I.D, 40-vjeç, i cili rezulton të ketë mashtruar një pronar picerie në rrugën ‘Mihal Grameno’.

I mashtruari quhet Detor Sefa dhe i është drejtuar policisë menjëherë sapo ka kuptuar se në picerinë e tij kishte qenë një mashtrues dhe jo drejtori i tatimeve.
Shtuar më 14/09/2019, ora 12:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori