"Jam bojaxhi", Rama i kërkon llogari ndërtuesit të banesës
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana ishin në fshatin Maminas ku i dorëzuan çelësat e shtëpisq Besnikes, një e moshuar e cila jeton e vetme.

Miro, teksa vëzhgonte shtëpinë, diçka nuk i pëlqeyr ktueministrit Rama. Kreu i qeverisë nuk kurseu kritikat për ndërtuesit për ulluqet dhe ngjyrën e banesës.

“Ndërtuesi kush është? E para ato ullukët nuk derdhen aty. Ato duhen përfunduar me rrjedhje siç është projekti. E dyta se unë jam bojaxhi, ju mungon një element i projektit. Ka një thyerje me ngjyrë. Bukur shumë është por ullukët të shkojnë sipas projektit edhe ngjyra”, u shpreh Rama.

Shtuar më 22/09/2020, ora 14:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori