Pas nëntë orësh kontrolli me dhunë nga Gjykata Speciale, ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup
Krasniqi është futur në makinën e policisë së EULEX-it.
Arrestimin e tij e ka
konfirmuar avokati i
Krasniqit, Valon Hasani. Ai shtoi se aktakuza i është
konfirmuar dhe
Krasniqi është nisur për në Hagë.
Kontrolli në shtëpinë e tij ka filluar në 05:30, e po ashtu
bastisje ka pasur edhe në shtëpinë e
Krasniqit në Negroc të Drenasit. Kjo është quajtur e panevojshme dhe traumatike për familjen
Krasniqi.
Bastisjet në shtëpitë e
Krasniqit i ka
konfirmuar edhe Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS).
Operacionet e ZPS-së po kryhen me mbështetjen e Policisë së Kosovës dhe Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX).
Shtuar më 04/11/2020,
ora 16:03