Ja si u ruajt John Kerry sot në Tiranë (FOTO LAJM)

Helikoptere duke patrulluar mbi Rinas dhe Tirane
Përveç helikopterit të Forcave Ajrore shqiptare që monitoronte nga ajri, në tokë siguria fizike e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë vizitës së sotme zyrtare në Tiranë, në një pjesë të gjerë iu besua edhe Gardës së Republikës.

Kjo e fundit kishte përzgjedhur efektivët e saj më të mirë, si dhe i kishte pajisur me kostumë të posaçëm, aq sa, po mos t’i njohësh personalisht, mund të të krijohet përshtypja se janë agjentë të CIA-s.

Megjithate, spikat edhe nje agjent, i cili mund te kete qene vertet i CIA-s, prane nje fuoristrade te bardhe GMC.

Ndërkohë, John Kerry u shoqërua nga dy fouoristrada të blinduara amerikane "General Motors", që sipas të gjitha gjasave, janë në dispozicion të Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Qentë anti-eksploziv dhe agjentë të shumtë policie shiheshin kudo. /albeu.com/


Shtuar më 14/02/2016, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori