Ja si stërviteshin luftëtaret e UÇK-së (VIDEO)
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Në një video të rrallë të xhiruar nga Associated Press gjatë luftës në Kosovë, tregohet sesi trajtoheshin gratë për tu bërë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Xhirimet tregojnë stërvitjet e vajzave dhe grave të Kosovës pranë një fshati të Rahovecit.

AP transmeton se në historinë e shqiptarëve ka shumë gra të cilat kanë luftuar si burrat dhe ndaj për këtë popull fakt i tillë nuk është i jashtëzakonshëm.

Komandanti i UÇK-së me emrin e koduar si “Mësuesi” tregon se gratë e kanë të vështirë të trajnohen, por se kur trajnohen ato janë si burrat të forta në fushën e betejës.

Pranvera Bala, ish-luftëtare e UÇK-së thotë se pas luftës dëshiron ti ndjekë studimet universitare si të gjithë të rinjtë në botë. /Albeu.com/
Shtuar më 23/03/2016, ora 22:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}