Personat, të cilët përfitojnë nga pensioni i parakohshëm i pleqërisë, do të kenë një ulje të pagës me 0.6% çdo muaj të përfitimit të
pensionit. Përfituesit e këtyre pensioneve të
parakohshme janë meshkujt 62 –vjeç dhe femrat 57 –vjeç.
Të gjithë ata që kërkojnë të marrin këtë
pension duhet të bëjnë një kërkesë me shkrim me motivacionin si dhe dokumentacionin e nevojshëm, i cili është po i njëjtë me dokumentacionin e
pensionit normal.
Pension të parakohshëm nuk përfitojnë ato shtresa, të cilat janë të vetë punësuara dhe paguajnë sigurime shoqërore në mënyrë, që të përfitojnë
pension të plotë.
Këto informacione janë bërë publike nga Drejtori i Drejtorisë së Përfitimeve pranë Institutit të Sigurimeve, Agron Ahmetaj për Ora News. /albeu.com/
Shtuar më 02/08/2011,
ora 17:16