Shërbimet sekrete japin alarmin: Rusia po bëhet gati të pushtojë Ukrainën, 90 mijë ushtarë në kufi

Nga Financial Times

Sipas inteligjencës perëndimore, mundësia që Rusia të pushtojë Ukrainën është shumë e madhe, pasi Moska ka vendosur më shumë se 90,000 trupa në kufirin e saj, sipas zëvendësministrit të mbrojtjes së Kievit.

Hanna Maliar, një eksperte tha për FT se interpretimet e inteligjencës perëndimore nënvizojnë “mundësinë e përshkallëzimit të situatës”. Kur u pyet nëse rreziku i agresionit ushtarak rus ishte më i lartë se gjatë viteve të fundit, ajo tha:: “Informacionet nga shërbimet tona të inteligjencës ushtarake përputhen me informacionin nga vendet e tjera partnere për mundësinë që Rusia të pushtojë Ukrainën këtë dimër.

Maliar shtoi se konkluzionet e aleatëve nuk bazoheshin vetëm në informacionin mbi numrin e trupave ruse përgjatë kufirit ukrainas, duke sugjeruar se Uashingtoni kishte informacion shtesë mbi synimet e udhëheqësit rus Vladimir Putin. Shtetet e Bashkuara informuan aleatët e tyre javën e kaluar se Moska po përgatitej për një pushtim të mundshëm të Ukrainës. Presidenti rus e cilësoi situatën alarmante dhe akuzoi NATO-n për nxitjen e tensioneve në rajon, për shkak të stërvitjeve të paplanifikuara, raporton abcnews.al

Trupat rusë janë vendosur pranë Donbasit në Ukrainën lindore, ku dy enklavat e mbështetura nga Moska kanë zhvilluar një luftë me Kievin që nga viti 2014, si dhe në zona të tjera në verilindje të Ukrainës dhe gadishulli i aneksuar i Krimesë, tha Maliar.

Kiev vlerëson se Rusia ka vendosur deri në 114,000 forca në veri, lindje dhe jug të Ukrainës, duke përfshirë rreth 92,000 trupa tokësore dhe pjesa tjetër janë forca ushtrarake ajrore dhe detare, tha për FT Kyrylo Budanov, kreu i inteligjencës ushtarake ukrainase.

Uashingtoni nuk ka krijuar ende një pamje të qartë të synimeve të Putin por Shtetet e Bashkuara kanë frikë se lëvizjet e fundit janë më serioze se lëvizjet e ngjashme në pranverë, kur Moska vendoi forca të ngjashme në kufi në atë që e quajti një stërvitje të paplanifikuar.

Në një deklaratë gjatë fundjavës, Putin tha se Moska ishte e shqetësuar për stërvitjet e paparalajmëruara të NATO-s në Detin e Zi që përfshinin forca të shumta ushtarake dhe avionë që mbanin armë bërthamore strategjike, të cilat sipas tij paraqesin një “sfidë serioze” për Rusinë, raporton abcnews.al

Putin tha se ai paralajmëroi Ministrinë e Mbrojtjes që të ndalojë stërvitjet e paplanifikuara në rajon dhe e kufizoi në “ndjekjen” e avionëve dhe anijeve të NATO-s, sepse sipas tij situata nuk duhet të përkeqësohet edhe më shumë.”

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u tha gazetarëve të premten se Shtetet e Bashkuara janë të frikësuara nga fillimi i një konflikti pas një revolucioni pro-perëndimor në Kiev në vitin 2014, kur Rusia nxiti një luftë separatiste në Shtetet e Bashkuara. Në rajonin e Donbasit kanë humbur jetën më shumë 14,000 persona.

“Ne kemi parë në të kaluarën forca ruse të shumta të vendosura në kufijtë e Ukrainës, duke pretenduar një lloj provokimi nga Ukraina”, tha Blinken. “Kjo është ajo që ata bënë në 2014. Dhe diçka e tillë ngre shqetësime reale për të njëjtën gjë që ndodhi dikur”, e cila, sipas tij, “do të ishte një gabim i madh” .

Budanov, pjesë e inteligjencës ushtarake ukrainase, tha se forcat ruse “kanë lënë tanket, automjetet luftarake dhe avionët e tyre pranë kufirit tonë për një qëllim” pas stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë me Bjellorusinë në shtator.

“Kjo mund të shihet si përgatitje për një pushtim në shkallë të gjerë dhe si një përpjekje për presion psikologjik,” tha ai.

Edhe pse Rusia gjithmonë e ka mohuar përfshirjen e saj në konflikt, ushtria e Moskës ndërhyri për të mbështetur separatistët ukrainas me trupa, logjistikë dhe pajisje, gjatë fazës aktive të luftës dhe vazhdon të udhëheqë forcat separatiste, sipas SHBA-së dhe BE-së. Bisedimet për përfundimin e konfliktit si pjesë e një plani paqeje të vitit 2015 në Minsk, të përfunduar me ndërmjetësimin francez dhe gjerman, kanë mbetur pezull kryesisht për shkak të refuzimit të Rusisë për të hequr dorë nga Ukraina, kontrolli i kufirit të tij dhe ngurrimi i Kievit për t’i dhënë fraksioneve separatiste autonomi në kushtetutën e tij.

Ministria e Jashtme e Francës tha këtë javë se Rusia ka refuzuar të zhvillojë një takim me Ukrainën dhe Gjermaninë për të diskutuar procesin e paqes në Donbas. Gjatë një interviste, Putin u ankua gjithashtu për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Turqia nga Ukraina – të cilët luajtën një rol kyç në fitoren e Azerbajxhanit në Nagorno-Karabakh vitin e kaluar, gjatë një përleshjeje në Donbass, për të cilën ai tha se shkelte detyrimet e tij sipas traktatit.

“Por askush nuk reagon ndaj asaj. Europa tha diçka dhe Shtetet e Bashkuara e mbështetën atë. Dhe zyrtarët ukrainas e kanë përsëritur vazhdimisht se i kanë përdorur dhe do t’i përdorin përsëri. ”

Edhe nëse Rusia nuk pushton Ukrainën, lëvizja e trupave kufitare është de-stabilizuese, sipas një zyrtari europian. “Presioni i vazhdueshëm nga Rusia e bën më të vështirë zhvillimin dhe forcimin e Ukrainës si një shtet”, sipas një zyrtari./abcnews.al