Ja si duken politikanët pa kostumin e zyrtarit (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Është kohë pushimesh, kështu që edhe politikanët kanë nevojë të heqin kostumin e zyrtarit që ne i shohim shpesh. Shumica e tyre mundohen ti fshihen aparatit të fotografeve apo kamerave, por ka edhe nga ata të cilët nuk mund ti shpëtojnë "ndjekjes" së gazetarëve. Madje ka edhe nga ata të cilët i vetëofrojnë fotot apo video e aktiviteteve përmes rrjeteve sociale.

Kryeministri i Edi Rama dhe homologu i tij nga Kosova, Hashim Thaçi janë takuar disa herë gjatë këtyre diteve. Pak kohë më parë ata ndoqën së bashku Dokufestin në Prizren ku përvecse kanë biseduar për festivalin e filmit, kanë bërë foto edhe me qytetarët të cilët ndiqnin këtë aktivitet. Ajo që ra në sy ishte veshja e kreut të qeverisë së Shqipërisë.

Ndersa kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta po shijon plazhin e Jalës ku ka marrë pjesë edhe në kampingun e organizuar nga Lëvizja Rinore për Integrim në bregdetin e Jalës. Në fjalimin e mbajtur para të rinjve dhe të rejave të këtij forumi, Meta është shfaqur me pantallona të shkurta dhe bluzë.

Ndërkohë që ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli duket se është dashuruar më shumë me malet. Në profilin e saj në Facebook, ajo ka postuar disa foto të realizuara në natyren magjepsese te maleve tona. /albeu.com/



Shtuar më 27/08/2014, ora 15:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori