Ja pasuria e Artan Grubit dhe e Izet Mexhitit
Pëlqej
Sipas listës anketuese të Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, deputeti aktual i BDI-së nga Çairi, Artan Grubi posedon një pasuri mjaft të konsiderueshme.

Ai ka një banesë në Shkup, 115 metër katror me vlerë 100 mijë euro, një banëse e cila është në emër të prindërve të tij po ashtu në Shkup prej 90 metër katror me vlerë prej 70 mijë euro, një banesë në emër të vllahut të tij prej 90 metër katror me vlerë prej 70 mijë euro, Audi 6 e vitit 2007 me vlerë 20 mijë euro, Citroen Klara e vitit 2001, si dhe tre depozita bankare edhe atë: depozita bankare në “Stopanska Banka” prej 15.031,39 euro dhe 5.221,74, si dhe një depozita bankare prej 23.184,00 denarë nga të ardhurat tjera, transmeton Kurir.

Ndërkaq, kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti rezulton të jetë më pak i pasur se Grubi, pasi ka gjithsej një pasuri jo më shumë se 60 487 euro.

Mexhiti ka deklaruar se posedon vetëm një shtëpi në Shkup e cila figuron në emër të prindërve të tij, dhe e cila kapë vlerën e 3 milion denarëve apo 48 780 euro, dhe ka hapësirë pre 70 metër katror.

Në emër të tij figuron një autoveture Pegeot 207 e vitit 2009 me vlerë prej 720.000 denarë, apo 11 707 euro. /albeu.com/
Shtuar më 05/08/2014, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori