Ja pamjet nga sulmi terrorist në Paris (VIDEO)
Të paktën 12 persona janë ekzekutuar me armë në ambientet e redaksisë së revistës franceze satirike 'Charlie Hebdo', në Paris, e cila tre vite më parë publikoi karikatura të profetit Muhamed, akt që solli reagime tepër të forta.

Dëshmitarë dhe fotot që qarkullojnë nëpër rrjete sociale tregojne se dy agresorë të veshur me të zeza e të maskuar dhe të pajisur me kallashnikovë, kanë shënjestruar zyrat e medias së njohur për nota të larta ironie e sarkazme në publikimin e lajmeve mbi çështjet aktuale në Francë, por njihet edhe si media anti-islamike.

Ngjarja ka shkaktuar panik në gjithë Francën, por kryesisht gjendja me e rëndë duket në Paris. Banorë pranë zonës ku ndodhi masakra, kanë regjistruar momentin e të shtenave me breshëri. /albeu.com/






Shtuar më 07/01/2015, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori