Ja ndryshimet në llotarinë amerikane DV-2012
Lotaria Amerikane DV-2012
Duke paraqitur në qytetin e Shkodrës fillimin e Programit të Vizave të Diversitetit, të quajtur ndryshe Lotaria Amerikane DV-2012, zevendës konsullja e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Emeli Machely, tha se ky program i autorizuar nga Kongresi Amerikan bën të vleftshme çdo vit 50 mijë viza të diversitetit, të nxjerra nga përzgjedhje të rastësishme me kompiutër, për përsona nga vende me emigracion të ulët në SHBA, raporton VOA.

Ky program u jep 50 mijë individëve të zakonshëm mundësi për të emigruar dhe për të ndërtuar një jetë të re. Ne jemi këtu për të publikuar fillimin e Lotarisë DV- 2012 dhe të bëjmë të ditura disa nga rregullat dhe procedurat. Procesi ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme për vitin 2012 dhe ne shpresojmë që këto ndryshime ta përmirësojnë këtë proces për të gjithë.
Zevendës konsullja amerikane tha se është e rëndësishme të ndiqen qartazi rregullat e aplikimit, të cilat mund të gjenden në faqen e internetit te Ambasadës Amerikane.

Rregulli më i rëndësishëm për aplikim është që të ndiqni rregullat. Mbase ju po mendoni se cili është ndryshimi? E ndryshimet jane në rregjistrim dhe në procesin e njoftimit. Fillimisht, periudha e rregjistrimit për Lotarinë Amerikane DV -2012 do të ketë një kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Zevendës konsullja tha se, në ndryshim nga vitet e mëparshme, e rëndësishme është që pas aplikimit në internet të ruhet faqja përsonale e konfirmimit dhe numri unik i tij. Ky numër i mundëson aplikuesit të shikojë përmes internetit nëse është përzgjedhur apo jo si fitues nga Lotaria Amerikane DV-2012.

Aplikimet për Lotarinë Amerikane DV-2012 do të nisin në orën 6 të pasdites të datës 5 tetor 2010 për t'u mbyllur në orën 6 të pasdites të datës 3 nëntor 2010.

Zevendës konsullja amerikane, e cila foli në gjuhën shqipe, tha se, ashtu si edhe vitet e mëparshme, shqiptarët kanë shanse të larta për t'u përzgjedhur si fitues për shkak të numrit të madh të përsonave që aplikojnë për Lotarinë Amerikane.
Shtuar më 20/09/2010, ora 22:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori