Ja me çfarë është krijuar shenja e paqes për emigrantët e mbytur (FOTO LAJM)

Organizatat humanitare në ishullin grek Lezbos krijuan shenjën e solidaritetit me anë të disa jelekëve të shpëtimit për emigrantët.

Më shumë se 100 vullnetarë kanë përdorur rreth 3000 jelekë shpëtimi për të formuar simbolin e paqes në kodrën e fshatit Molivos.

Zyrtarë të OKB theksojnë se më tepër se 1 milionë refugjatë nga Siria, Iraku dhe shtete të tjera të Lindjes së Mesme kanë mbërritur në Europë.

Më shumë se 500 refugjatë kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë nga Turqia në Greqi me mijëra të tjerë që janë mbytur në Tunizi, Libi, apo në Sicili. /Albeu.com/
Shtuar më 02/01/2016, ora 23:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori