Ja lista përfundimtare e fituesve në universitete (LISTA)
Pëlqej
Sot Ministria e Arsimit shpalli listat përfundimtare të fituesve në universitete. Nga faza e parë rezultuan rreth 19 mijë fitues, të cilët kishin plotësuar formularin e preferencave. Ndërkaq, lista me emrat e fituesve është publikuar në faqet on-line të MAS e AKP, ku në total janë 18032 fitues në fazën e dytë për Universitete.

Të gjithë maturantët gjatë kësaj periudhe kishin afat të kryenin proceduarat e regjistrimit online. Si rrjedhojë, mes dy opsioneve që kishin për të zgjedhur, atij për të mbetur në degën që ishin shpallur fitues në fazën e parë dhe asaj për të vazhduar konkurimin, ata do të kishin mundësi të zgjidhnin vetëm një. Ata që zgjodhën alternativën e dytë, do të mund të verifikojnë sot në listë nëse kanë arritur të renditen në një preferencë më lartë. Ngritja bëhet automatikisht në varësi të pikëve.

Duke filluar nga 1 tetori deri në 7 tetor, fituesit do të kenë mundësi t'i nënshtrohen procedurave të regjistrimit pranë sekretarive mësimore. /albeu.com/





Shtuar më 29/09/2014, ora 15:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori