DETAJET/ Kush është i riu që u qëllua me armë zjarri në Laç

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e sotme në Kurbin ku është plagosur rëndë një i ri.

Mësohet se i plagosuri është shtetasi Zef Marku, 32 vjeçar.

Ai është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor që shkuan në vendngjarje bënë të mundur identifikimin e autorit e dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij i cili ia mbathi pas ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me armë zjarri një 32 vjeçar në Laç, Policia në kohë reale identifikoi autorin

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe po vijonë kontrollet për kapjen e autorit të ngjarjes.

Rreth orës 17:45, në qytetin e Laçit, si pasojë e një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi Z.M., banues në Lezhë, i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor shkuan menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasin I.Xh, ku vijon puna intensive për kapjen e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes .


Shtuar 15.05.2020 16:57