Ja kush mund të zëvendësojë kryeministrin grek Papandreu
Bankieri Lucas Papademos mund të zërë vendin e kryeministrit Jorgos Papandreu për të formuar qevërinë e re e cila pritet që të vazhdojë punën për të nxjerrë Greqinë nga kriza.

Ndërsa sipas mediave greke Evangelos Venizelos mund të vazhdojë të mbajë postin e ministrit të Financave.

Nga liderët politikë të këtij vendi po diskutohet rreth kandidaturavë të mundshmë që mund të vijnë në krye të qeverisë greke ku më e mundwshmja është ajo e bankierit Papademos, ndërsa Papandreu është shprehur gjatë këtyre ditëve se do të japë menjëherë dorëheqjen pas ndërtimit të kabinetit të ri qeveritar.

Marrëveshja e arritur dhe e vulosur para Presidentit të Republikës Papulias, në një takim që zgjati pak më shumë se një orë, pritet të mbyllet sot, pas kontakteve telefonike të Papandreut dhe Samaras, mbi përbërjen e qeverisë së re, e cila pritet të marrë që nesër fatin e vendit në duar.

Ndërkohë që detyrat që paraqitetn përpara Greqisë tashmë, janë miratimi i marrëveshjes së kredisë, sigurimi i lëvrimit të këstit të gjashtë të kredisë, në shumën 8 000 000 000 € si dhe miratimi i buxhetit të vitit 2012 deri në fund të nëntorit.
Zëvëndëskryeministri Evangelos Venizelos do të përfaqësojë Greqinë sot në mbledhjen e Eurogrupit me qëllim lirimin e menjëhershëm të këstit të gjashtë të kredisë./albeu.com/
Shtuar më 07/11/2011, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori