Ja kush është imami i arrestuar, Enis Rama
Pëlqej
Sot Policia e Kosovës ka realizuar një aksion, ku mes tjerash arrestoi edhe disa imamë, mes të cilëve edhe imam Enis Ramën.

Dyshimet janë se ai është vënë në pranga për shkak se dyshohet se ka nxitur të rinj për të ikur në luftëra të huaja.

Kjo është biografia e imamit mitrovicas, Enis Rama

Enis Rama u lind më 12 Qershor 1976 në qytetin e Mitrovicës, ku edhe e kreu shkollën fillore.

Më pas mori rrugën e kërkimit të diturisë dhe e përfundoi me sukses Medresenë e Mesme ‘Alaudin’ në Prishtinë.

Por, ambiciet e tij drejt përvetësimit të diturisë fetare nuk mjaftuan me kaq. Kërkoi që të përsoste mësimin gjuhës arabe në një nga universitetet e Amanit në Jordani.

Ku përveç tjerash këtu pati nderin ta takojë edhe një nga kolosët e dijes të cilët jetuan në kohërat tona, dijetarin me origjinë nga Shkodra, Muhamed Nasuridin Albanin.

Duke e ndjekur shembullin e këtij dhe shumë dijetarëve e hoxhallarëve të tjerë, vazhdoi rrugën e kërkimin e diturisë, për tu ndalur në stacionin e radhës - Universitetin Islamik në Medinë, në degën e hadithit, ku normalisht se nuk u kënaq vetëm me studimet e marra vetëm nga Universiteti, por kërkonte çdo ligjëratë që mbahej nga dijetarët e mëdhenj.

Në vitin 2006 i përfundoi studimet postdiplomike në Universitetin e Hapur Amerikan në Kajro të Egjiptit në degën Bazat e fesë (‘Usulud -Din’).

Me t’u kthyer në Kosovë e filloi punën e tij intensive për thirrjen e njerëzve në fenë e Zotit, punë kjo që po vazhdon pa reshtur tashmë për disa vite.

Hoxhë Enis Rama jeton dhe vepron në Mitrovicë, ku edhe mban ligjërata të rregullta javore.

Ai po ashtu njihet edhe për ligjëratat e rregullta në Prishtinë, ku marrin pjesë jo vetëm myslimanët e kryeqytetit.

Ai veçanërisht shquhet për kuptimet e thella të teksteve sheriatike dhe për ligjëratat e tij mbi shërimin e zemrave dhe besimin Islam. Po ashtu, ai është recenzent i disa prej librave të përkthyera në gjuhën shqipe. /albeu.com/

Shtuar më 17/09/2014, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori