Ja kush e zëvendëson Kokëdhimën në Kuvend
Edmond Leka pritet të jetë deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë. Pritet që ai të zëvendësojë Koço Kokëdhimën, i cili humbi mandatin me vendim të Gjykatës Kushtetuese për përfitim të fondeve publike në kundështim me Kushtetutën.

Gjatë ditës së sotme, KQZ do të vendosë për ti dhënë mandatin Lekës, pas verifikimeve në formularin e vetëdeklarimit në bazë të ligjit të dekriminalizimit. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 10:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori