Zbulohen detaje nga tragjedia në Francë, ndaj sulmuesit 22-vjeçar u qëlluan 27 plumba kallashi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme, në Francë, ku sulmuesi i ekipit të kategorisë së 4-ët francize, Aubagne ka ndërruar jetë në rrethana tragjike.

I rritur në akademinë e Olympique Marseille, 22-vjeçari, Adel Santana Mendy ndërroi jetë orët e para të mëgjesit të së shtunës, pasi u qëllua për vdekje, në një nga zonat e Marsejës.

Deri më tani, nga mediat franceze është mësuar se në vendin e ngjarjes janë gjetur 27 gëzhoja kallashi, duke e kthyer ngjarjen në edhe më tronditëse.

Ndërkaq, në një postim në “Twitter” ka reaguar dhe ish-klubi i 22-vjeçarit, me anë të një postimi ku u përcjell familjarëve ngushëllimet.

 

 

/albeu.com


Shtuar 24.12.2022 16:42