“Zbërthehet” Berisha: E vërteta e tërheqjes së Voltana Ademit nga Shkodra

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për herë të parë për largimin e Voltana Ademit nga gara në primaret për kandidatët.

Berisha ka mohuar të ketë ndërhyrë që Voltana Ademi të tërhiqej nga garimi për zgjedhjet e 6 marsit për Bashkinë e Shkodrës.

Ai u shpreh se e kishte mbështetur vendimin e saj, por nuk kishte ndërhyrë as tek ajo, e as tek të tjerë.

“Nuk ka pasur asnjë marrëveshje. Nëse do kandidonte dhe fitonte, do të kishte mbështetjen time. Kam vlerësuar qëndrimet e saj kurajoze. S’i kam kërkuar askujt që të mos kandidojë. Asnjë lloj ndërhyrjeje nuk ka pasur nga Sali Berisha”, u shpreh Berisha ndër të tjera në Syri Tv.

Në primaret për Shkodrën të organizuara nga Komisioni i Rithemelimit fitoi ish-deputeti Bardh Spahia me një diferencë të thellë me ndjekësit e tij./albeu.com/