Ja gafa e protestuesit të PD-së në Vlorë: Përjetë me Edi Ramën! (VIDEO)
Në protestën e sotme të PD në Vlorë, një qytetar nga podiumi i protestës ka ngatëruar kreun e Qeverisë Edi Rama, me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Ndërkaq, në vend të mbështetjes që pritej të deklaronte haptaz për liderin demokrat, ai tha me zë të lartë se do të ishte përjetë me Edi Ramën.

"Përshëndetje të gjithëve. Më quajnë Flamur Jasini. Jam nga Ura e Mifolit. Kam ardhur të tregoj historitë e mbytjet e fshatit tim dhe gjithë zonës që ka vërdallë.

Duke ditur se mua si Flamur Jasini më ka ardhur te shtëpia Edi Rama, i ka veshur çizmet deri këtu dhe më ka shkelur atë shtëpinë dhe më ka thënë 500 fjalë të bukura dhe unë një jetë të tërë do jem me Edi Ramën. Më falni, më falni për 100 mijë herë e bëra gabimin. Do më falni 100 mijë herë, për Lulzim Bashën!", tha protestuesi. /albeu.com/
Shtuar më 04/04/2015, ora 14:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori