Ja femrat që përzgjidhte pedofili shqiptar në Greqi
Lidhur me pedofilin shqiptar i cili joshte vajzat e vogla në Greqi, rezulton se sjelljet e tij periodike kanë nisur në shtator të vitit 2015 dhe kanë vazhduar intensivisht deri në arrestimin e tij.

Ai ishte kthyer në ankthin e prindërve dhe fëmijëve të shkollës në Perëndim dhe Lindje të Athinës dhe në zonën e Pireut. Zakonisht shqiptari priste vajzat në momentin që ato dilnin nga shkolla dhe tentonte më pas t’i fuste në kurth.

46 vjeçari shqiptar i arrestuar nga policia greke ka dalë sot para një gjykate të Pireut, me akuzën e joshjes së të miturve, vjedhje të përsëritur dhe mos bindje.

Sipas hetuesve, pedofili ka 26 raste të ngacmimit të vajzave të moshës 13-15 vjeçe. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori