Ja çfarë thotë Erik Fullani për paratë, femrat, shoqërinë... (FOTO LAJM)

Djali i ish guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Erik Fullani ka qenë i ftuar në emisionin "Thumb" të Fatmës dhe Aulonës, ku ka folur për paratë, femrat, shoqërinë me Noizyn etj.

Ai tha se shpesh njerëzit e pyesin se sa lekë ka me vete, ndërsa tha se "paraja është fluide" dhe se ai ka aq sa për të mbuluar nevojat e përditshme: kafe, karburant, cigare.

"Jetën e natës nuk e kam shumë qejf, preferoj më tepër të ha një drekë me shokët e mi" -tregoi Eriku, duke theksuar se nuk e konsumon alkolin.

"Kam punuar njëherë më lekë kur isha 15 vjeç, dhe rrogën e parë nuk e çova të gjithën në shtëpi pasi blija cigare fshehurazi. Mezi po pres ta mbaroj shkollën, të filloj punë dhe ti ble një dhuratë shumë të madhe mamit"-rrefeu djali i ish guvernatorit.
Teksa kryen praktikën në zyrën e të atit, Eriku thotë se edhe çunat e pasur punojnë përndryshe nuk mund të jesh i pasur.

Ai ka mbaruar 3 vjet si jurist dhe pret të fillojë masterin.

Ndërsa ka komentuar edhe foton e famshme me 500 euroshin që fshinte djersët, foto që bëri shumë bujë, Eriku tregon se ka qenë një shaka.

"Ajo ka qenë një facoletë që një shoku im ma kishte blerë të Jumbo dhe e kam bërë për shaka. Njerëzit që donin të na bënin keq e kanë përdorur këtë. Unë jam rritur në një familje strikte ku na kanë mësuar që leku nuk shpërdorohet kurrë".

Gjithashtu 23 vjeçari ka treguar edhe për lënien e cigares të cilën ia kishte premtuar babait të tij.

Ai ka folur për lidhjen 6- vjeçare me ish- të dashurën Anxhelën si dhe për lidhjen e re më një vajzë të cilën, siç vet ai shprehet e ka shumë për zemër.

Por nuk është mjaftuar me kaq Fullani tregon dhe se ka pasur lidhje me disa nga vajzat e shoëbiz-it por nuk preferoi të japi emrat e tyre./Albeu.com/




Shtuar më 12/03/2017, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori