Ja kush janë firmëtarët e Aktit të Pavarësisë (FOTO LAJM)

Berati: Iljas Be’ Vrioni, Hajredin Be Cakrani, Xhelal Be Skrapari (Koprencka), Dud (Jorgji) Karbunara, Taq (Dhimitër) Tutulani, Sami Bej Vrioni, që mungonte.
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kuvendi i Vlorës dhe shpallja e pavarësisë së Shqipërisë kanë tërhequr gjithnjë vëmendjen e studiuesve, por edhe të publikut të gjerë, për rëndësinë dhe përmbajtjen historike, si mbledhja që hodhi themelet e shtetit shqiptar, të Shqipërisë së "mosvarme", siç e thotë vetë Akti i Shpalljes së Pavarësisë.

Kuvendi i mbajtur nga 28 nëntori deri në 7 dhjetor 1912 njihet nga botimi i procesverbaleve të shtatë ditëve të tij në gazetën "Përlindja e Shqipërisë" (numrat 6-11, janar-shkurt 1914) drejtuar nga Dhimitër Berati dhe ribotimin pas tij nga Lef Nosi në fletoret e tij "Dokumente Historike" nr. 1(1924)-nr. 12(1925).

Të dy këta burra të shquar kanë qenë pjesëmarrës të Kuvendit qysh nga dita e parë dhe njëherazi dhe firmëtarë të Aktit të Pavarësisë.

Mbledhja e parë e Kuvendit u hap më 28 nëntor 1912 në orën 4:00 pasdreke në shtëpinë e Xhemil Beut, kushëririt të Ismail Qemalit, ndërsa flamuri është ngritur në ballkon po atë ditë në orën 17.30.

Ndërkohë që delegati i caktuar për Kosovën Isa Boletini nuk arriti të vinte në kohë dhe ka mbërritur në Vlorë më vonë duke u pritur nga vetë Ismail Bej Qemal (Vlora), ndërsa Hasan Prishtina qëndroi në Kosovë me qëllim organizimin e rezitencës kundër trupave serbo-malazeze.

Ka patur vazhdimisht vërejtje dhe mospranime për praninë e disa personave të veçantë në atë Kuvend si firmëtarë apo pjesëmarrës, me mjaft gjasë si pasojë e paragjykimeve politike. Kujtojmë që Enver Hoxha e falsifikoi foton origjinale të shpallje së Pavarësisë duke fshirë kundërshtarët e tij politikë duke e bërë të njëjtën gjë edhe me Aktin e Pavarësisë.

Por cilët janë 40 burrat e shtetit që hodhën firmat mbi Aktin që do ta bënte Shqipërinë të Pavarur dhe që do të hidhte themelet e shtetit shqiptar pas shekujsh të tërë pushtimesh dhe luftërash.

Portali Albeu, në këtë prag 100-Vjetori ua rifreskon edhe një herë memorien historike me delegatët e Kuvendit të Vlorës dhe personazhet historikë që morën pjesë në të, sepse për një popull më e rëndësishme se debatet boshe politike është mosharresa. /albeu.com/
Shtuar më 26/11/2012, ora 17:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com

Tifozët Kuqezi në ndeshjen Shqipëri-Spanjë. Foto: Nderim Kaçeli/Albeu.com