Artan Hoxha: Më 8 janar Garda ka një plan evakuimi për Bashën

I ftuar në studion “Opinion”, gazetari investigativ Artan Hoxha deklaroi se nga ana e gardës ka një plan evakuimi për Lulzim Bashën më 8 janar, në rast se ata do të kenë informacione që atij mund t’i rrezikohet jeta.

Sipas Hoxhës, plani është që Basha të largohet nga selia përmes një shtegu që të nxjerr në godinën e Parlamentit, që gjithashtu monitorohet nga garda.

“Nga plani i masave që është marr nga forcat e rendit dhe Garda e Republikës, ai plani që shpjeguam dje për evakuimin e kryetarit të partisë nga dera e pasme.

Garda e Republikës nuk i merr leje zotit Basha, në momentin që mendojnë se i rrezikohet jeta e nxjerrin edhe forcërisht. Parlamenti ndodhet pranë PD dhe i mundëson daljen Bashës drejtpërdrejt një shteg  nga parlamenti. Aty është planifikuar që në rast se do të ketë problem do të bëhet evakuim duke kaluar në ovborrin e Parlamentit, që garda e ka në mbrojtje këtë objekt”, tha Hoxha.


Shtuar 7.01.2022 08:36