Ja çfarë thotë Mimi Kodheli për rrëzimin e helikopterit në Shkodër
Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka postuar në "Facebook" një sttaus, ku shkruan se inkurajon institucionet që ta zbardhin të gjithë tragjedinë e rrëzimit të helikopterit në Shkodër.

Ajo shprehet se Ministria e Mbrojtjes mbetet e angazhuar maksimalisht e angazhuar për zbardhjen e ngjarjes.

Statusi i Kodhelit

Falenderoj për përkushtimin dhe profesionalizmin 40 pjesëtarët e FA, polumbarët e Reneas dhe Forcës Detare, Policinë e Shtetit, ekspertët e Eurocopter dhe ata amerikanë, bashkëpunimi i të cilëve bëri të mundur nxjerrjen e trupit të helikopterit të rrëzuar në Liqenin e Shkodrës.

Ministria e Mbrojtjes, unë personalisht dhe Prokuroria, të cilën gjithashtu gjej rastin ta falenderoj, mbetemi maksimalisht të angazhuar për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. /Albeu.com/
Shtuar më 10/04/2016, ora 18:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori