Ja çfarë shkruan Pandeli Majko për 24 Marsin e vitit 1999
17-vjetorin e fillimit te bombardimeve te NATO-s mbi Serbi e kujton edhe ish-kryeministri i Shqiperise, Pandeli Majko, shkruan Portali Albeu.

Majko, i cili ne ate periudhe kishte nje rol kyc ne zgjidhjen e ceshtjes se Kosoves, shkruan se, "sot, përvjetori i 17-të i fillimit të Luftës së Natos në Kosovë. Perëndimi i doli në krah shqiptarëve duke përcaktuar historinë e tyre të re. Amerikanët, britanikët dhe të tjerët u rreshtuan në krah të shqiptarëve të masakruar".

:

"Një ditë e vështirë për tu kujtuar si cdo fillim Lufte. Ajo ka pamjen e shqiptarëve nga Kosova të dëbuar, të heshtur, kokëulur dhe pashpresë të cilëve ju refuzohej ekzistenca.

Sot, përvjetori i 17-të i fillimit të Luftës së Natos në Kosovë. Perëndimi i doli në krah shqiptarëve duke përcaktuar historinë e tyre të re. Amerikanët, britanikët dhe të tjerët u rreshtuan në krah të shqiptarëve të masakruar.

Një ditë për të kthyer kokën dhe kuptuar kush ishin miqtë e ditëve të vështira. Ditë e shënuar me dhimbje kur koha filloi të ndryshonte kahje dhe të punonte për shqiptarët.

Mirëmëngjes Prishtinë, Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Pejë, Gjilan, Ferizaj… Sot, 17 vjet më parë ishte një ditë me bomba. Po flitej shqip… Ju përshëndes nga Tirana". /albeu.com/
Shtuar më 24/03/2016, ora 10:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori