Ja çfarë po ndodh në Shkup
Gjithnjë e më tepër qytetarë i janë bashkuar opozitës në protestat e saj kundër vendimit të Gjorgje Ivanovit për të falur krimet e politikanëve.

Qytetarët tentuanb ta çajnë kordonin policor dhe të hyjnë në parlament, por nuk u lejuan nga ana e forcave policore.

Kështu protestuesit janë grumbulluar të gjithë përpara Kuvendit e po e vazhdojnë protestën.

Edhe pse policia kishte vendosur kordonë kundër protestuesve, këta të fundit ndanë lule për forcat e rendit. /Albeu.com/
Shtuar më 15/04/2016, ora 20:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori