Ja çfarë ndodhi me serbët dhe shqiptarët sipas një historiani serb
Pëlqej
Drejtori i Instituitit të Ballkanologjisë, SANU, historiani dhe politikani serb, Dusan Batakoviç ka publikuar në Francë një libër me titullin "Dekada e stuhishme - serbët në Kosovë 1999 - shkatërrimi i trashëgëmisë kulturore - spastrimi etnik dhe margjinalizimi".

Batakoviç ka shpallur kritika ndaj politikës që po ndjek aktualisht Serbia.

Ish –ambasadori serb në Francë që ka qenë pjesë e negociatave të Vjenës, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka shpjeguar se e ka botuar librin në gjuhën angleze, për shkak se "në të ka treguar gjëra të vërteta, si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët".

Batakoviç mendon se politikat e Millosheviçit sollën luftërat e përgjakshme dhe se nga kjo politikë urryese etnike ndaj shqiptarëve, përfituan këta të dytët, pra shqiptarët.

Sipas tij, Kosova e pavarur është një projekt kryekëput amerikan, në bashkëpunim me Gjermaninë dhe me Austrinë, kjo e fundit një mbështetëse e flaktë e nacionalizmit shqiptar.

Historiani serb shprehet se sot Kosova është në duart e Gjermanisë, pasi politika e BE-së po vihet në këtë shtet që e fitoi pavarësinë, transmeton Express.

Megjithatë, Dusan Batakoviç, ka kritika ndaj shqiptarëve duke thënë se ata u treguan servilë të politikave të SHBA-ve dhe "Fuqive të Mëdha" dhe se kianë bashkëpunuar me shërbime të ndryshme sekrete perëndimore, vetëm e vetëm për faktin se kanë qenë antirusë dhe antiserbë të thekur.

Batakoviç thotë se në vitet e fundit Serbia në politikë vetëm ka humbur, duke e lëshuar Kosovën.

Ai këtë ia dedikon separatizmit, i cili me amendamentet kushtetuese të vitit 1968 -1972 dhe Kushtetutën e vititit 1974, u legalizua me ndihmën e famkeqit Eduard Kardel, nga komunisti Josip Broz Tito.

Dusan Batakoviç shprehet në këtë libër se ajo që quhet "Shqipëria e Madhe" sot në fakt ekziston, pasi që nuk ka "kufi" mes Kosovës dhe Shqipërisë, pasi janë 'artificialë", ndërsa kufiri i vërtetë, "Muri i Berlinit" është mes Kosovës dhe Serbisë. /albeu.com/

Shtuar më 02/09/2014, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori