Ja çfarë dorëzoi në Prokurori sekretarja e Tahirit për përgjuesin
Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për gjetjen e pajisjes përgjuese në ambientet e Ministrisë së Brendshme, Prokuroria ka marrë në pyetje sekretaren e zyrës së ministrit Tahiri.

Prokuroria ka marrë edhe pamjet e kamerave të brendshme të Ministrisë nga marsi e në vazhdim. Në kallëzimin e përcjellë në Prokurori nga Ministria e Brendshme, dëshmia e sekretares që ka gjetur pajisjen më 18 maj 2016 është elementi kryesor.

Burime të Prokurorisë kanë thënë se sekretarja e ministrit Tahiri është thirrur dhe marrë në pyetje për rreth një orë, ku ka dhënë deklarime para grupit të hetimit, si person me dijeni për ngjarjen.

Asaj mësohet se i janë kërkuar të dhëna në lidhje me datën 18 maj 2016, kur në zyrën e ministrit Tahiri ka gjetur pajisjen regjistruese-transmetuese zanore.

Punonjësja e Ministrisë mësohet se ka lënë në Prokurori edhe regjistrin e hyrje-daljeve të shënuara për personat që kanë qenë në zyrën e Tahirit. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2016, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori