Izraeli sulmon Sirinë, mbrojtja ajrore lëshon disa raketa në ajër (VIDEO)
Gjatë mbrëmjes së djeshme, mbrojtja ajrore siriane ka lëshuar disa raketa tokë-ajër në drejtim të Izraelit pas alarmit për një sulm me raketa të ardhur prej shtetit hebre.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se nga baza Al Humeym janë lëshuar disa raketa për të parandaluar një sulm izraelit në zonën ku janë vendosur edhe një numër i madh ushtarësh dhe logjistike iraniane.





Deri më tani nuk ka ndonjë reagim prej ushtrisë së Izraelit, ndërsa mediat lokale në Siri e konfirmojnë një fakt të tillë.

Izraeli i ka sulmuar vazhdimisht bazat e Iranit në Siri duke e konsideruar atë një rrezik potencial për vendin. /albeu.com/

Shtuar më 18/05/2019, ora 10:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori