Ivon: Emri, pastaj në NATO
Kristofer Ivon
Ambasadori britanik në Maqedoni, Kristofer Ivon shpreson se problemi me emrin do të zgjidhet sa më shpejtë të jetë e mundur.

“Për zgjidhjen e kontestin me emrin nevojitet lidership, fleksibilitet dhe përkushtim të palëve të inkuadruara. Shpresojmë se së shpejti do të arrihet deri te zgjidhja”, deklaroi Ivon.

Sipas tij ekziston lidhje e qartë ndërmjet shumë reformave të cilat nevojiten në rrugën drejt anëtarësimit në NATO dhe reformave të cilat nevojiten për anëtarësim në BE.

"Në samitin e Aleancës u bë e qartë se Maqedonia mund të bëhet anëtare e NATO-s pasi që të gjendet zgjidhje për kontestin me emrin. Mendoj se mua jo u shndërrua në faktor me ndikim për kornizën kohore për anëtarësimin në Aleancë", tha Ivon për Radion Evropa e Lirë.

Ai shton se nëse ai është investitor, për të faktor i rëndësishëm do të ishte që vendi të jetë anëtare e BE-së dhe e NATO-s. "Me atë, shton ai, do të tregohej se ka shkallë të harmonizimit të biznes prakrikave dhe ligjeve ekonomike, të cilat kënaqin standarde të kuptueshme"
Shtuar më 10/10/2010, ora 21:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori