Ivica Daçiqin do të emërohet Ministër i Jashtëm i Serbisë
Qeveria e re e Serbisë pritet të formohet deri të dielën në mbrëmje, është shprehur Aleksandar Vuçiq. Gazeta serbe “Blic” në një shkrim të sajë sjell emrat e ministrave të cilët do t’i komunikojë kryeministri Vuçiq në Novi Sad, transmeton Koha. Në kabinetin qeveritar do të jenë edhe emra jashtë partisë së Vuçiq.

Kryeministër do të jetë Aleksandër Vuçiq, kryetar i SNS-që fitoi zgjedhjet parlamentare. Ministër i Jashtëm pritet të jetë Ivica Daçiq (kryeministër i dhe ministër i deritashëm i Punëve të Brendshme) dhe përmenden meritat në arritjen e Marrëveshjes së Brukselit e nënshkruar me Hashim Thaçin më 19 prill 2013.

Ministër i Arsimit dhe i Shkencës Sërgjan Vërbiq (jashtëpartiak) i Finanancave Lazar Këstiq (jashtëpariak), ministër i Drejtësisë Nikola Selakoviq (SNS, ministër i deritashëm në këtë resor), ministër i Punëve të Brendshme Nebojsha Stefanoviq (SNS, ish–kryetar i Kuvendit serb), ministër i Mbrojtjes Nebojsha Rodiq (SNS, ishministër në këtë resor), ministër i kulturës dhe i informimit Ivan Tasovac (jashtëpartiak), ministër i Tregtisë, i telekomunikacionit dhe i turizmit Rasim Lajiq (SDPS, ish - ministër në këtë resor), ministër i Rinisë dhe i Sportit Vanja Udoviçiq (SNS), ministër i Bujqësisë dhe i Ambientit Zhivanko Radovançev (SPS), ministër i Ndërtimit, komunikacionit dhe infrastrukturës Aleksandar Antiq (SPS), ministër i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar (SNS), ministër i Ekonomisë Dushan Vujoviq (jashtëpartiak), ministër i Administratës shtetërore dhe qeverisjes lokale Kori Udovçki (jashtëpartiak).

Por gazeta nuk shkruan se cilën pozitë do të mund të mbajë Aleksandar Vulin, ministër i ngarkuar për Kosovën, ndërsa supozon se ministër pa portofol mund të emërohet lideri i Nova Srbija-s Velimir Iliq. /albeu.com/

Shtuar më 25/04/2014, ora 09:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori