Po kërkonin Rrajat e shpallur në kërkim për dhunën në Borizanë, policia del duarbosh nga banesa e ish-deputetit

Policia e Krujës në bashkëpunim me FNSH dh RENEA kanë zhvilluar kontrolle në banesën e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja me qëllim gjetjen e personave të shpallur në kërkim për dhunën në Borizanë.

Policia po kërkonte  djalin e tij, Rexhepin bashkë me dy vëllezërit që janë në kërkim prej gati dy javësh, por doli duarbosh.

Në banesën e ish-deputetit nuk janë gjetur sende të jashtëligjshme, por as personat e shpallur në kërkim nga policia. Kontrolli në shtëpinë e Rrahman Rrajës është bërë pasi dorëzoi mandatin e deputetit, pasi deri pak ditë më parë ishte me imunitet. Djali dhe dy vëllezërit e ish-deputetit socialist Rrahman Rraja vijojnë që të jenë në kërkim prej 7 Korrikut.

Personat që dolën në gjyq;

Ineidi Rraja-arrest me burg

Eni Kullaj-arrest me burg

Kujtim Përdaku-detyrim paraqitje

Andi Rraja-arrest me burg

U shoqëruan;

-L. Rr.

-D. Rr.

-H. Rr.

-A. Rr.

Në kërkim;

Rexhep Rraja-djali i deputetit

Xhelal Rraja-vëllai i deputetit

Flamur Rraja-vëllai i deputetit

Klajdi Rraja-i afërmi i deputetit

Përparim Rraja-Pronari i gurores

Edison Meta-i afërm i deputetit