Iu vu flaka rrugës teksa shkonte në gjyqin e saj të abuzimit, humb jetën 23 vjeçarja
Ka humbur
jetën 23-vjeçarja">
23-vjeçarja indiane, një ditë pasi iu vendos flaka
ndërsa po
shkonte për të dëshmuar në gjyqin që ngriti ndaj dy burrave për përdhunim.
Vajza e paidentifikuar humbi
jetën mbrëmjen e së premtes nga një arrest kardiak në spitalin e Neë Delhi.
Para se të vdiste ajo i tha policisë se u sulmua gjatë rrugës për në stacionin hekurudhor në Unnao, ku mendohet se jetonte
vajza dhe të dyshuarit për përdhunim.
Ajo pësoi djegie në 95% të trupit të saj.
Vajza i tha policisë se dy burrat, që dyshohet se e përdhunuan në mars, ishin të përfshirë në sulmin e së enjtes, së bashku me baballarët e tyre dhe një prej nipërve.
Një prej të akuzuarve ishte liruar me kusht,
ndërsa i dyti në arrati.
23-vjeçarja">
23-vjeçarja duhet të udhëtonte drejt qytetit të Rae Bareli për të dëshmuar në gjyq për rastin e përdhunimit të saj.
Pesë burrat janë arrestuar nga policia për vrasje.
Shtuar më 08/12/2019,
ora 09:02