Kreu i Lëvizja Vetëvendosje,
Albin Kurti, ka folur sot për vendimin e KQZ-së që ai të mos jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14
shkurtit.
Sipas
Kurtit, ai “
respekton dhe përfill Kushtetutën”.
“Ne kemi dorëzuar listën tonë ashtu siç është kërkuar dhe ajo është lista jonë. Para një viti pati qenë në Kosovë ish-ambasadori Grenell për një darkë me ish-presidentin, por ai është vit i kaluar. Mendoj që institucionet e shtetit duhet të azhurnohen në rrethana të reja, ku jemi në prag të zgjedhjeve të 14
shkurtit. Unë jam bartës i listës, i cili
respekton dhe përfill Kushtetutën dhe ligjet që mbrojnë të drejtat e gjithsecilit prej nesh”, tha ai, shkruan Zeri.info.
Dje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë i ka ndaluar
Albin Kurtit dhe 46 kandidatëve të tjerë të garojnë në zgjedhjet e 14
shkurtit.
Shtuar më 21/01/2021,
ora 11:57