Iu lut për mëshirë, dalin pamjet e papublikuara nga vrasja e George Floyd
Pamje nga kamerat në trupat e dy policëve që akuzohen për vrasjen e afro-amerikanit George Floyd janë publikuar nga tabloidi britanik Daily Mail, të hënën.

pamjet e publikuara, duket një nga oficerët e policisë ndërsa i drejton Floyd-it të terrorizuar armën.

Ndërsa dy oficerët i kërkojnë që të dalë nga makina, Floyd u lutet: Zoti oficer, të lutem mos më qëllo. Të lutem plak”. Më pas ndodhi skena e radhës që përfundoi në mënyrë fatale më 25 maj.

Videoja tregon po ashtu se si dy oficerët i drejtohen me terma fyes të dyshuarit ndërsa injorojnë thirrjet e tij për mëshirë. 46-vjeçari rezistoi ndërsa policët mundoheshin që ta mbështesin në pjesën e pasme të makinës ndërsa u thoshte se vuan nga klaustrofobia dhe ankthi.

Pavarësisht kësaj, oficeri Derek Chauvin i vendosi këmbën në qafë për 9 minuta derisa George Floyd ndaloi së marri frymë.

Ai madje dëgjohet teksa parashikon vdekjen e tij. “Me shumë mundësi do të vdes kështu,” dëgjohet të thotë 46-vjeçari.

Pamjet përfshinë më shumë se 18 minuta filmim nga kamera e trupit të oficerit Alex Kueng dhe 10 minuta të filmuara nga kamera e oficerit Thomas Lane.

Ata ishin dy policët e parë që arritën në skenë pas një denoncimi se Floyd ishte përpjekur që të blinte një paketë cigare me kartëmonedhë false nga një dyqan në Parkun Poëderhorn, Minneapolis.

Shtuar më 03/08/2020, ora 21:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori