Iu gjetën drogë e mijëra euro në shtëpi, si u pikasën shqiptarët
Dy shqiptarë dhe një italian janë arrestuar nga autoritetet italine pasi akuzohen për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas informacioneve nga mediat vendase, të arrestuarit funksiononin si grup dhe janë pikasur për shkak të sjelljeve të tyre të dyshimta.

Pas kësaj, autoritetet vendosën të ushtronin kontroll në shtëpinë e tre të arrestuarve.

Ky aksion përfundoi me zbulimin e një sasi droge të llojit hashash, ndërsa në cilësinë e provës materiale u bllokuan edhe një sasi monetare prej 4100 eurosh.

Emrat deri tani nuk janë bërë të ditur ndërkohë që dy shqiptarët janë 23 dhe 24 vjeç, ndërsa italiani rreth të tridhjetave. /albeu.com/
Shtuar më 22/03/2019, ora 17:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori