Iu gjet armë dhe "mall" në xhep, kapet i forti i Kurbinit
Policia e Kurbinit ka ushtruar kontrolle të befasishme në akse rrugore, lokale dhe ambiente të ndryshme për kapjen e personave me armë zjarri, lëndë narkotike dhe atyre të shpallur në kërkim.

Gjatë kontrolleve kapet në një lokal, një 39 vjeçar i cili mbante me vete armë zjarri e lëndë narkotike.

Si pasojë M.Xh., 39 vjeç, banues në Fushë-Mamurras, Kurbin është arrestuar.

Gjithashtu u sekuestrua një armë zjarri pistoletë, 8 fishekë luftarak dhe një sasi e vogël lënde narkotike

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".


Shtuar më 24/11/2019, ora 10:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori