Rama takohet në SHBA me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike: Çfarë diskutuam (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama është takuar në New York me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland.

Lajmin e bëri të ditur vetë Rama, përmes një postimi në Facebook, ku bën të ditur se kanë biseduar me zyrtaren e lartë amerikane për një sërë çështjes.

Gjithashtu shefi i ekzekutivit bën me dije se fokusi i këtij takimi ka qenë sulmi kibernetik i Iranit ndaj Shqipërisë, porti i Durrësit, kriza e energjisë si dhe nisma e Ballkanit të Hapur.

“New York – Me Nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike të SHBA, Victoria Nuland, për agresionin iranian dhe planin e përbashkët të fuqizimit të mbrojtjes kibernetike; portin e ri tregtar të Durrësit dhe bazën e re ushtarake detare; krizën energjitike dhe solidaritetin mes vendeve të aleancës pro Ukrainës për përballimin e saj; rolin e Shqipërisë në rajon, Ballkanin e Hapur si platformë paqeje dhe nevojën për përparim thelbësor në dialogun Kosovë-Serbi ���������������”, shkruan kryeministri.

Kujtojmë se Rama ndodhet në Neë York në kuadër të sesionit të 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara./albeu.com/