Italia sërish nën pushtetin e COVID-19? 17 mijë raste në 24 orë
Italia ka konfirmuar 17,012 raste të reja ditore me koronavirus, pasi të dielën vendi regjistroi plot 21,273 të infektuar.

Nga ana tjetër, numri i rasteve fatale është rritur. Në 24 orë, 141 persona e humbën jetën si pasojë e Covid-19. Tamponët e bërë ishin 124,686 krahasuar me 161,880 të tillë një ditë më parë.

Në kujdesin intensiv, shtrimet janë akoma në rritje: 76 persona më shumë u regjistruan. Sipas buletinit të fundit të të dhënave lidhur me Covid, shkalla e pozitivitetit qëndron në 13.6%, me rritje prej 0.5%

Autoritetet e shëndetit në vend njoftuan po ashtu se numri i të shëruarve në 24 orë është 2,423, një rritje kjo në krahasim me të dielën, kur numri i të shëruarve ishte 2,086.

Shtuar më 26/10/2020, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori