Itali, vetdorëzohen dy shqiptarët e akuzuar për vrasje
Dy shqiptarët e akuzuar për vrasjen e një 23 vjeçari janë dorëzuar në policinë italiane. Andi Feneraj dhe Artionil Binjakaj të akuzuar për vrasjen e Kleant Sulkjas më 27 shkurt në Imola të Italisë, u vetëdorëzuan në komisariatin e Castel Bolognese.


Të shoqëruar nga një avokat ata janë shprehur se vrasja kishte qenë aksidentale. Sipas dëshmisë së dhënë prej tyre ata kishin dashur të frikësonin një shokun e tyre që të mos ngacmonte një vajzë ndërsa pistoleta ishte shkrepur aksidentalisht.

Sipas autoriteteve italiane vrasja është kryer pas një sherri mes dy grupeve rivale shqiptare të cilët ishin të përfshirë në një rrjet të shpërndarjes së drogës. Sipas komandantit të policisë së Ravenna-s, Guido De Masi këta persona jetonin në Itali si klandestinë dhe lëvizin shpesh në të gjithë Europën. Ndërsa apartamentet ku qëndronin ishin regjistruar me emra fals. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2012, ora 18:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori