Itali, shkatërrohet banda shqiptare e drogës
Policia italiane ka shkatërruar një bandë shqiptare të trafikimit të lëndëve narkotike në qytetin e Askolit duke arrestuar 13 shqiptare. Gjatë arrestimit policia u ka sekuestruar shqiptarëve 250 gr kokainë dhe 16 kg marjuanë, të cilat ishin përgatitur për t’u hedhur në treg.


Mësohet se hetimet për këtë bandë kishin nisur që në vitin 2012 dhe pas vëzhgimit prej më se gjashtë muaj rresht është bërë edhe arrestimi në flagrancë i tyre. /albeu.com/
Shtuar më 29/11/2013, ora 15:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori