Sipas hulumtimit nga Instituti i Lartë Italian i Shëndetit,
mutacioni britanik u zbulua në rreth 20% të
rasteve të koronavirusit të regjistruar në vend në 3 dhe 4 Shkurt.
Studimi ishte bazuar në një total prej 3,600 rastesh nga të gjitha
rajonet e vendit përcjell albeu.com.
Sipas mediave italiane,
mutacioni britanik u gjet kryesisht në
rajonet e Italisë qendrore.
Asnjë shpërthim që të ndezë alarmin nuk është raportuar deri më tani, por ekspertët janë të shqetësuar se infeksionet për shkak të mutacionit mund të rriten në javët e ardhshme.
Shtuar më 12/02/2021,
ora 15:47