Kapet mbi një ton e gjysmë marijuanë në Itali, arrestohen trafikantët shqiptarë
Në brigjet e Salentos, policia italiane ka sekuestruar një sasi të madhe droge.

"La Republica" shkruan se mbi 1 ton e gjysmë marijuanë u konfiskua në një gomone në brigjet e Santa Maria di Leuca.

Gomonia u identifikua ndërsa drejtohej drejt brigjeve italiane. Pas një ndjekje, ajo u bllokua nga policia. Trafikantët kanë hedhur një pjesë të ngarkesës në det gjatë ndjekjes. Lënda narkotike ishte e ndarë në 71 pako me një peshë prej 1,531 kg.

Gazeta italiane shkruan se droge do t’u jepte 15 mln euro fitime në tregun me pakicë.

Gomonia rreth 10 metra e gjatë dhe e pajisur me dy motorë, u dërgua në portin e Santa Maria di Leuca dhe do të konfiskohet.

Dy kontrabandistët, me kombësi shqiptare, u arrestuan me paraburgim për trafik ndërkombëtar të drogës.

Operacioni u organizua në bashkëpunimin me Guardia di Finanza, Frontex dhe mbështetjen e autoriteteve të policisë shqiptare. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2019, ora 19:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori