Itali, kapen 15 shqiptarë me 2 ton lëndë narkotike (VIDEO)
Policija italiane ka vënë në pranga plot 36 persona ndër to 15 shqiptarë. pasi, janë kapur me 2 ton lëndë narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasit Edmond Marku, Gerti Marku, Ditmir Vucaj, Aleks Mejdani, Leonard Samkaj, Tafil dhe Daniel Popa, Arben Demaj, Shyqyri Demaj, Vullnet Rexha, Artur Braha, Sokol Ndoci, Martin Lulaj, Alfred Dekaj, Emilion Veka dhe Gentian Isufaj. Bëhet e ditur se Ditmir Vucaj, Edmond e Gerti Marku (vëllezër), ishin dhe drejtusit e bandës.

Sipas mediave, mësohet se vlera e drogës së pakur shkonte në mbi 2 milion euro.

Lëndët narkotike të bllokuara 15 kilogramë ishin të llojit kokainë, ndërsa 1988 kg ishin marijuana dhe një sasi e llojit Ekstazi.

Organizata kriminale e cila drejtohej nga një shqiptar, kishte pikat e saj në Holandë, Belgjikë dhe Shqipëri. Bëhet e ditur se kokaina vinte nga Holanda, ndërsa marijuana nga Shqipëria.

Droga e ngarkuar në një kamion mbërriti në Itali, por fal operacionit të ndërmarrë nga policia e Milanos dhe Firences është bërë e mundur sekuestrimi i lëndës narkotike, ndërsa me urdhër Gjykate janë bllokuar 9 automjete dhe 13 llogari bankare të personave që rezultojnë të implikuar në trafik.

Shtuar më 01/10/2014, ora 20:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori